Alessandro Bastoni ka zbuluar se donte të largohej nga Interi kur mbërriti në vitin 2019, por Antonio Conte e bindi atë të qëndronte dhe tani mbrojtësi i Italisë nuk e sheh veten diku tjetër.
Bastoni ishte i ftuari i fundit në podkastin e Andrea Ranocchia-s ‘Frog Talks’ dhe zbuloi se donte të largohej nga Nerazzurrët në vitin 2019 kur u transferua për herë të parë në Stadio Giuseppe Meazza.
Interi kishte nënshkruar me Bastonin në një marrëveshje prej 31 milionë eurosh nga Atalata në vitin 2018, por mbrojtësi italian kaloi një sezon në huazim te Parma përpara se të bashkohej me Nerazzurrët.
“Kam kaluar një sezon te Parma dhe më pas isha me fat që gjeta Antonio Conten këtu. Unë shtyva të largohesha atë sezon sepse ata sapo kishin nënshkruar me Diego Godin dhe ata tashmë kishin Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij”, ka thënë fillimisht Bastoni.
“Kisha luajtur 25 ndeshje te Parma, një sezon i mirë, por niveli ishte ndryshe. Megjithatë, Conte insistoi dhe më bindi të qëndroja”.
Conte kaloi dy sezone në Inter, duke fituar titullin e Serie A në 2020/21. Bastoni mori kohë të rregullt për të luajtur në sezonin e tij të parë në Meazza nën Conten, duke shënuar dy gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.
“Barella dhe unë flasim për këtë herë pas here. U munduam aq shumë, por ishim aq në formë sa që në fund u rikuperuam gjithmonë”.
“Simone Inzaghi ka gjetur një grup perfekt. Mendojmë si ekip. Ne mësuam shumë nga lojtarë si ju [Ranocchia], Marcelo Brozovic dhe Samir Handanovic”.
Kontrata e Bastonit me Nerazzurrët skadon në qershor të vitit 2028 dhe qendërmbrojtësi italian nuk po mendon më të largohet nga klubi.
“Jam i lumtur këtu tani. Unë jam një nga lojtarët më ‘me përvojë’. Bota e Interit është e mahnitshme dhe për momentin nuk e shoh veten diku tjetër. Ndihem vërtet si në shtëpinë time”.
“Ne luajmë para 75,000 tifozëve dhe kur shkojmë në stadium, shoh njerëz 85-90-vjeçarë në turmë që presin autobusin e ekipit. Pasioni që kanë këta njerëz më bën të mendoj: ‘Pse duhet të largohem kur mund të ofroj një moment gëzimi?’ Nuk kam asnjë dyshim, ne jemi një grup i mirë me lojtarë të rinj si unë, Barella, Dimarco dhe Lautaro”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
"Do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin", Ancelotti për Man Cityn në Ligën e Kampionëve
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t'i festonte golat para syve të Pep Guardiolës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar