LAJMI I FUNDIT:

Nuk e fitoi çmimin ‘Grammy’ as këtë vit edhe pas katër nominimesh, Bebe Rexha: Unë jam vet çmimi

Nuk e fitoi çmimin ‘Grammy’ as këtë vit edhe pas katër nominimesh, Bebe Rexha: Unë jam vet çmimi
Bebe Rexha në "Grammy Awards 2024" (Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

Ajo luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.


Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 – Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2024” (Foto: Getty Images)

Sado që kjo e ka lënduar këngëtaren duke mos e bërë të ndjehet e vlerësuar, ajo ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku kishte shkruar “Unë jam çmimi”.

Megjithëse sivjet është e nominuar për "Grammy", Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s'e fitova me "Meant To Be", s'do e fitoj ndonjëherë
Lexo po ashtu Megjithëse sivjet është e nominuar për "Grammy", Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s'e fitova me "Meant To Be", s'do e fitoj ndonjëherë

Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë u duka sikur çmim natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Bebe Rexha ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Ky çmim kishte shkuar në duart e Beyonce për këngën e “Break My Soul”, e cila çuditërisht ka shumë më ak popullaritet dhe dëgjime në platformat muzikore, se sa hiti e artistes me origjinë shqiptare. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2024” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori