LAJMI I FUNDIT:

Megjithëse sivjet është e nominuar për “Grammy”, Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s’e fitova me “Meant To Be”, s’do e fitoj ndonjëherë

Megjithëse sivjet është e nominuar për “Grammy”, Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s’e fitova me “Meant To Be”, s’do e fitoj ndonjëherë
Bebe Rexha në "Grammy Awards 2019" (Foto: Getty Images)

Bebe Rexha do të marrë pjesë sivjet në “Grammy Awards” për herë të dytë bashkë me David Guettan, falë një nominimi të përbashkët.

Këngëtarja e njohur e muzikës pop dhe DJ i njohur janë nominuar këtë vit për çmimin “Kënga më e mirë e zhanri Dance/Pop”, dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë të njohura ndër vite, që nga bashkëpunimi i tyr i parë “Hey Mama” në vitin 2015, e deri te hiti viral i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”.


Nga ky bashkëpunim ka lindur edhe nominimi i vitit të kaluar për hitin “I’m Good (Blue)”. Rexha e përshkruan marrëdhënien me Guettan si një dinamikë vëllazërore.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen të trija në 'iHeartRadio Music Awards 2024'
Lexo po ashtu Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen të trija në 'iHeartRadio Music Awards 2024'

“Nganjëherë ai më bezdis dhe nganjëherë unë e bezdis atë, por mendoj se të dy jemi shumë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit”, thotë ajo për Forbes. “Ne jemi gjithmonë në kontakt, kemi bërë miq të ngushtë dhe mendoj se me siguri do të ketë më shumë bashkëpunim në të ardhmen, qoftë unë duke shkruar ndonjë tekst për të, ai duke kompozuar për mua, apo duke bërë gjëra për të tjerët, kimia jonë muzikore është vërtetë shumë e veçantë”.

Rexha kujton takimin e parë me Guettan në studiot e Atlantic Records në Los Angeles. “Kujtoj se më thirrën një ditë para incizimit të këngës. Ishte shumë spontane dhe kur mbërrita, prisja të isha vetëm në një dhomë me të, por ai në fakt kishte gjashtë dhoma në punë sepse ishte shumë i përqëndruar në përfundimin e albumit të tij atëherë. Kështu që kishte njerëz në çdo dhomë dhe në fund ai hyri në dhomën tonë dhe tha, ‘Dua të të tregoj një ide, por i mungon një strofë. Ai kompozoi atë që tani është ‘Hey Mama’, dhe mendoj se ai la dhomën për 10 deri në 15 minuta dhe unë hyra në kabinën e incizimit dhe vendosa një melodi dhe i vendosëm tekstet dhe kur ai u kthye, ishte krejtësisht e përfunduar. Ishte shumë i befasuar”.

Filmi "Queenpins" ku luan Bebe Rexha është aktualisht në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix
Lexo po ashtu Filmi "Queenpins" ku luan Bebe Rexha është aktualisht në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix

Ndërsa Rexha thotë se ndonjëherë dyshja mund të përballet me një mur kreativ, me “One In A Million” ishte rrjedhje e lehtë. “Ai është shumë i zgjidhshëm, sikurse jam edhe unë. Por me këtë ishte shumë e lehtë dhe pa përpjekje. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Dëshiron të jesh në të njëjtën faqe për artin dhe atë që të pëlqen”, thotë ajo.

Ky vit shënon nominimin e katërt të Grammy për Bebe Rexhën. “Meant To Be”, një bashkëpunim me Florida Georgia Line, i siguroi një nominim për çmimin “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” në vitin 2019, kur u nominua në të njëjtën kohë edhe për çmimin “Artistja e re më e mirë” – i cili shkoi në duart e Dua Lipës.

Por a shpreson Bebe Rexha tani për një çmim Grammy?

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

“Jo. Mendova me siguri se me ‘Meant To Be’ e kisha në xhep. Me ‘I’m Good’ isha pak e pasigurt sepse Beyonce ishte në kategorinë dhe ishte si, ‘Nëse do të humbasësh nga dikush, do të jetë nga Beyonce’. Por me ‘Meant To Be’… nëse nuk e fitova për atë, nuk pres të fitoj për asgjë tjetër. Por kurrë nuk e di”, tha Bebe Rexha për Forbes.

“Ajo që më impresionon është se edhe pas disa vitesh unë jam ende këtu”, thotë Rexha, duke komentuar karrierën e saj në një industri shumë konkurruese.

Fitore apo humbje më 4 shkurt, Bebe Rexha do të jetë në qendër të vëmendjes menjëherë pas përfundimit të “Grammy Awards” si një nga emrat performues gjatë festës së “Sports Illustrated” të prezantuar nga Captain Morgan, bashkë me The Chainsmokers dhe Kygo. Shfaqja do të ndodhë më 10 shkurt në Las Vegas përpara ndeshjes së Super Bowl LVIII mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori