LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Queenpins” ku luan Bebe Rexha është aktualisht në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix

Filmi “Queenpins” ku luan Bebe Rexha është aktualisht në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix

Filmi “Queenpins”, ku artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha zë një rol kyç, ka arritur të pozicionohet në mesin e 10 filmave më të shikuar në Netflix për vitin 2024 deri më tash.

Bebe Rexha luan rolin e një specialiste të IT-së e cila ndihmon një grup grash në realizimin e një vjedhjeje kibernetike të ndërlikuar.


Suksesi i filmit në platformën e filmave është dukshëm impresionues, ku “Queenpins” mbajti vendin e shtatë në listën e filmave më të shikuar për më shumë se një javë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj kësaj komedie.

Bebe Rexha duket e mrekullueshme përkrah Georgina Rodriguez në “Joy Awards 2024”, në Arabi
Lexo po ashtu Bebe Rexha duket e mrekullueshme përkrah Georgina Rodriguez në “Joy Awards 2024”, në Arabi

Historia e filmit është frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe ndjek skemat e një grupi grash në Phoenix të Arizonas, të cilat fillojnë një skemë të paligjshme të kuponëve që shkon deri në vlerën e miliona dollarëve.

Bebe Rexha në premierën e filmit “Queenpins” (Foto: Matt Baron/REX)

Ndërsa nuk janë dhënë detaje të thelluara për personazhin e Bebe Rexha, rëndësia e saj në film është theksuar nga fakti që artistja ka ndarë suksesin e filmit në rrjetet e saj sociale, duke i bërë fansat edhe më entuziastë për të parë performancën e saj.

Ky është roli i parë filmik që këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare ka marr në një film hollivudian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori