LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i dinarit, “The Guardian”: Kosova po akuzohet për nxitje të tensioneve

Ndalimi i dinarit, “The Guardian”: Kosova po akuzohet për nxitje të tensioneve

Mediumi prestigjioz “The Guardian” i ka kushtuar një artikull, çështjes së dinarit dhe rregullores së re të Bankës Qendrorë në Kosovë, ku sipas saj valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

“The Guaridan” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar autoritetet në Kosovë  për “ngritje të panevojshme të tensioneve ndëretnike”, pasi Qeveria vendosi të ndaloj monedhën e Serbisë dhe udhëzoi pakicën serbe që të adoptonte euron.

“Bastisjet e policisë të urdhëruara nga ministria e Brendshme në katër organizata që punojnë në zonat e banuara nga serbët, të cilat erdhën disa ditë pas ndryshimit të valutës, kanë shtuar frikën për përkeqësimin e situatës së sigurisë”, shkruan “The Guardian”.


Në këtë artikull përmenden edhe akuzat e zyrtarëve serbë se vendimi i BQK-së do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të serbëve që varen nga shërbimet e tyre sociale.

Dinari serb, çfarë thuhet në dokumentet që Kurti ua dorëzoi ambasadorëve?
Lexo po ashtu Dinari serb, çfarë thuhet në dokumentet që Kurti ua dorëzoi ambasadorëve?

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për hapa “të njëanshëm” duke shtuar se frikësohet që do të nxisin përshkallëzim të raporteve me Serbinë.

“Këto hapa janë shqetësues sepse nuk po kontribuojnë në de-përshkallëzimin e situatës,” tha Josep Borell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme. “Nuk janë të koordinuara; ato merren në mënyrë të njëanshme pa ndonjë konsultim paraprak në mënyrë që të parandalohet ndikimi negativ që mund të kenë në terren.”

Tutje “The Guaridan” shkruan se zyrtarët evropianë kanë deklaruar se statusi i organizatave të shënjestruara në bastisjet e policisë – strukturat paralele të financuara nga Beogradi – duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuara nga BE-ja.

“Dialogu ka dështuar që nga një përplasje mes militantëve serbë dhe policisë së Kosovës që la katër të vdekur në shtator”, shkruan mediumi britanik.

Euro ka qenë valuta e vetme në Kosovë që kur shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Por serbët etnikë, të cilët përbëjnë rreth 5% të popullsisë së saj prej 1.8 milionë banorësh, ende përdorin dinarin – një reflektim i refuzimit të tyre për të pranuar shtetësinë e Kosovës. Dhjetëra mijëra prej tyre varen nga pensionet, pagat dhe përfitimet sociale në dinarë të shpërndara nga Beogradi.

Hovenier pas takimit me Kurtin: Shpresojmë të ketë pezullim të zbatimit të rregullores së BQK-së
Lexo po ashtu Hovenier pas takimit me Kurtin: Shpresojmë të ketë pezullim të zbatimit të rregullores së BQK-së

“Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtyjë vendimin për euron, duke thënë se vendimi për ndryshimin e valutës  i shpallur nga Banka Qendrore në mes të janarit, nuk ka lënë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur”, shkruan “The Guardian”, transmeton Telegrafi.

Në fundjavë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehu shqetësimin e tij rreth kësaj situate.

“Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë opsionet e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Rregullorja e re, BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro
Lexo po ashtu Rregullorja e re, BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

“The Guardian” ka shkruar po ashtu në burime se vendimi i Kosovës s’ka të bëjë me dëshirën për provokim.

“Burime pranë Qeverisë së Kosovës thanë se kalimi në euro në veri të vendit ishte nxitur nga shqetësimet rreth parave të falsifikuara dhe flukseve të paligjshme të parave të gatshme, jo nga dëshira për të nxitur provokim.  Ata thanë se institucionet paralele të bastisura nga policia kosovare ishin “të paligjshme” dhe se Serbia kishte pranuar t’i mbyllte ato si pjesë e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori