Kryeministri Albin Kurti në takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar gjendja aktuale në vend, me theks te rregullorja e Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme, ka prezantuar disa dokumente, përmes të cilave ka paraqitur gjendjen faktike.
Në dokumentet e siguruara nga RTKlive, të cilat i pari i ekzekutivit ua ka dorëzuar ambasadorëve, ai ka prezantuar funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, e të cilat e cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kryeministri ua ka bërë të qartë ambasadorëve se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikojnë krijimin ose funksionimin e sistemit ilegal apo komunave të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se këto struktura, të cilat ofrojnë shërbime ilegale për qytetarët e komunitetit serb, janë pengesë për integrimin e këtij komuniteti në sistemin e Republikës së Kosovës.
Tutje në këtë dokumente theksohet se të punësuarit në këto struktura janë përzgjedhur përmes një procesi tërësisht jotransparent, ku rolin kryesor e kanë strukturat e sigurisë në bashkëpunim me Milan Radojçiqin dhe se të njëjtat përdoren për qëllime politike dhe të sigurisë, duke ushtruar ndikim dhe presion mbi qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Duke qenë struktura të kontrolluara tërësisht nga shteti serb, punonjësit dhe hapësirat e tyre ishin në shërbim të plotë të shërbimeve sekrete serbe apo ruse.
Është bërë e qartë se këto struktura ilegale, me urdhër të qeverisë serbe, po vazhdojnë të financojnë bizneset dhe personat që janë në listën e zezë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Sipas dokumenteve të paraqitura, kryeministri Kurti ka bërë të qartë se aksioni policor për mbylljen e komunave ilegale nuk kishte si objektiv mbylljen e sistemeve shëndetësore, arsimore, farmaceutike apo postare.
Në këto dokumente është prezantuar edhe lista e masave proaktive të ndërmarra për të përmirësuar pjesëmarrjen e serbëve në institucionet dhe jetën publike të Kosovës.
Kurti ka thënë se janë të përkushtuar që të sigurojnë që të gjitha komunitetet në Kosovë të mund të gëzojnë udhëtimin pa viza me pasaportat e Kosovës dhe përmes dokumenteve të paraqitura i ka bërë thirrje BE-së që të mbështesë rishqyrtimin e propozimit për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët serbë të Kosovës me pasaporta të Serbisë, duke i bërë thirrje BE-së që t’i bashkohet fushatës së Qeverisë së Kosovës për të inkurajuar dhe thirrur të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pasaportat e Kosovës dhe të kontribuojnë në normalizimin e mëtejshëm dhe marrëdhënies së mirë fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit, kryeministri Kurti ka paraqitur dokumente në të cilat dokumentohet se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të licencuar, pasi ata tashmë i marrin pensionet, pagesën e asistencës sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës, në euro, në llogaritë e tyre bankare. Sipas kreut të Qeverisë, pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita Ndërkombëtare e Puntorëve në Maqedoni do të shënohet me një protestë 1 Maji
Protesta para Bashkisë së Tiranë, tre të proceduar dhe tre të tjerë në kërkim
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës