LAJMI I FUNDIT:

Milan ‘peshkon’ tek Torino, hap bisedimet për transferimin e dy futbollistëve

Milan ‘peshkon’ tek Torino, hap bisedimet për transferimin e dy futbollistëve

Sipas raportimeve të fundit, Milani tashmë ka hapur bisedimet me Torinon për transferimin e dyshes Alessandro Buongiorno dhe Samuele Ricci.

“Rossonerët” madje kishin tentuar transferimin e Buongiornos gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo oferta e tyre u refuzua dhe ata vendosën që ta rikthejnë nga huazimi Matteo Gabbian.


Buongiorno momentalisht po vuan nga një lëndim në kraharor i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën një muaj, por gjiganti italian pritet që të bëjë një ofertë të re për të gjatë verës.

Tuttomercato ka raportuar se ai nuk është lojtari i vetëm i Torinos në radarin e Milanit, pasi që ata po synojnë edhe transferimin e Samuele Riccit.

Ricci po shihet nga Pioli si zëvendësuesi ideal i Rade Krunic i cili u largua nga Milani në drejtim të Fenerbahces.

22-vjeçari kishte tërhequr interesim të fortë nga Lazio verën e kaluar, por Torino i vendosi një çmim të lartë kartonit të tij dhe në këtë mënyrë Lazio u detyra të tërhiqej nga gara.

Mbappe te Real Madridi, kjo do të thotë që Milani mbetet pa yllin e saj që do ta shes për 175 milionë euro
Lexo po ashtu Mbappe te Real Madridi, kjo do të thotë që Milani mbetet pa yllin e saj që do ta shes për 175 milionë euro

Ricci është nën kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2026 dhe Milani mund ta ulë çmimin e tij duke e bërë pjesë të marrëveshjes kartonin e sulmuesit Lorenzo Colombo.

Reprezentuesi italian si një produkt i akademisë së Empolit, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në 18 ndeshje në Serie A këtë edicion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori