Lideri i opozitës izraelite Yair Lapid i dërgoi një paralajmërim qeverisë së këtij vendi lidhur me muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe tha se tensionet në Izrael mund të përshkallëzohen nëse ministri radikal i djathtë Itamar Ben-Gvir vazhdon të vërë në dyshim sigurinë.
Siç raporton Times of Israel, në një takim të partisë Yesh Atid të kryesuar nga Lapid, ai tha se Lindja e Mesme, veçanërisht Jerusalemi dhe Izraeli, do të “digjeshin” nëse ministrit të Sigurisë Kombëtare i lejohej të menaxhonte situatën në zonat përreth xhamisë Al-Aksa dhe zonën e Jeruzalemit Lindor, transmeton Telegrafi.
“Unë e konsideroj detyrën time të paralajmëroj qeverinë. Vendi nuk është gati për këtë. Nuk ka përgatitje. Nuk ka plan. Nuk ka pasur diskutime operacionale dhe politike në nivelin adekuat. Po shkojmë drejt një fatkeqësie tjetër”, tha Lapid.
Lapid theksoi gjithashtu se kompetencat e Ben-Gvir duhet të zvogëlohen, gjë që, nënvizon ai, është detyrë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Kjo është ajo që ai dëshiron, por nuk është ajo që i duhet shtetit të Izraelit. Ne nuk kishim nevojë për një intervistë në Wall Street Journal për të na kujtuar se Ben-Gvir është një palaço i rrezikshëm që preferon të ndezë një zjarr sesa ta shuajë atë. Gjatë Ramazanit, ai mund të shkaktojë një zjarr të përhapur që do të na kushtonte jetë njerëzore. Unë po i them qeverisë – ju jeni paralajmëruar”, shtoi Lapid. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj