LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane barazon rekordin historik 16-vjeçar tek Bayerni pas golit ndaj Gladbach

Harry Kane barazon rekordin historik 16-vjeçar tek Bayerni pas golit ndaj Gladbach

Harry Kane ka barazuar rekordin e Bayern Munichut pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Borussia Monchengladbach.

Kane shënoi golin e tij të 24-të në ligë këtë sezon në fitoren ndaj Gladbachut, me djemtë e Thomas Tuchel të cilët u desh të përmbysin rezultatin për të marrë fitoren në “Allianz Arena”.


Pasi portieri mysafir dështoi të grushtojë topin pas krosimit të Raphael Guerreiros, Kane u gjend mirë në zonë për të shënuar me kokë në portën e zbrazët.

Pasi bëri këtë, ai barazoi një rekord të Bayernit që ka qëndruar për plotë 16 vite.

Asnjë lojtar i Bayernit nuk kishte shënuar më shumë gola në sezonin e tij debutues për klubin që prej legjendës italiane Luca Toni, i cili shënoi 24 gola gjatë sezonit 2007/2008 pas transferimit nga Fiorentina.

Tani teksa jemi ende në fillim të shkurtit, Kane e ka barazuar atë rekord dhe është vetëm shtatë gola para të tjerëve në garën për Këpucën e Artë këtë sezon.

Bayern Munich solli një përforcim që e pagoi miliona euro, por shkaktoi konfuzion të vërtetë: Pse ai mori numrin e fanellës së Harry Kane
Lexo po ashtu Bayern Munich solli një përforcim që e pagoi miliona euro, por shkaktoi konfuzion të vërtetë: Pse ai mori numrin e fanellës së Harry Kane

Ekipi i Tuchel ka edhe 14 ndeshje për t’i luajtur, kështu që Kane me siguri do të synojë ta thyejë këtë rekord, përveç se në rast lëndimi.

Ky ishte një rekord të cilin as Robert Lewandowski nuk ia doli ta thyejë, përkundër faktit që shënoi 41 gola brenda një sezoni të Bundesligas, ai shënoi vetëm 17 gola në sezonin e tij debutues pasi u transferua nga rivali Dortmund si lojtar i lirë në 2014./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori