LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Dinari është dashur të ndërpritet që kur Serbia është larguar nga Kosova, situata nuk del nga kontrolli pse është larguar nga përdorimi

Konjufca: Dinari është dashur të ndërpritet që kur Serbia është larguar nga Kosova, situata nuk del nga kontrolli pse është larguar nga përdorimi
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari dhe përdorimi i tij është dashur të ndërpriten që nga koha kur Serbia është larguar nga Kosova në vitin 1999.

Konjufca në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se dinari ka qenë gjithmonë ilegal, por që ai është përdorur në forma të ndryshme prej institucioneve paralele.


Ai gjithashtu tha se vendimi për ndalimin e dinarit ka qenë i BQK-së dhe se ndërhyrja në vendime të institucioneve të pavarura do të ishte e dëmshme për rendin kushtetues të Kosovës.

A duhet të ndalet dinari serb? Flasin qytetarët për Rregulloren e re të BQK-së
Lexo po ashtu A duhet të ndalet dinari serb? Flasin qytetarët për Rregulloren e re të BQK-së

“Dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërpritet që kur Serbia është larguar nga Kosova, pas luftës çlirimtare dhe bombardimeve të NAT0-s në qershor të vitit 1999. Por, prej vitit 2011 askush nuk ka dyshim që edhe me vet-rregullimin institucional të Republikës së Kosovës dhe me rregulloren e ligjet tona, dinari ka qenë gjithmonë ilegal, tjetër gjë që pastaj në forma dhe mënyra të ndryshme është shfrytëzuar dhe është përdorur prej institucioneve paralele që i ka pasur Serbia këtu në Republikën e Kosovës dhe që i ka keqpërdorur ato”, tha Konjufca.

Kurse, i pyetur në lidhje me shqetësimet e ShBA-së për vendimin, Konjufca tha se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka shprehur shqetësimet se mund të ketë trazira në veri të vendit, por që sipas kryekuvendarit, të gjithë ata që tentojnë t’i keqpërdorin vendimet e ligjshme, do të përballen me sundim të ligjit.

Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri
Lexo po ashtu Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri

“Shqetësimi është që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi në pjesën e veriut të Kosovës. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodh, ne jemi institucione që të sigurojmë që kjo nuk do të ndodh dhe që siguria do t’i ofrohet të gjithëve e po ashtu edhe që do të përballen me sundim të ligjit të gjithë ata që mundohen t’i keqpërdorin vendimet e ligjshme të Republikës së Kosovës për të shkaktuar trazira të cilat janë të paligjshme në Republikën e Kosovës.

Çdo veprim i tillë do të përballet me sundimin e ligjit, do të përballet me organet e sigurisë dhe kjo nuk do të lejojmë që të ndodh. Pra, situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi, si valutë e transaksioneve dhe pagesave në Republikën e Kosovës”, theksoi Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori