Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.
Në fjalën hyrëse, Kurti ka bërë të ditur se nga 18 deri në 25 sa ka qenë mosha, tani është zgjeruar grupmosha për personat që mund të përfitojnë nga “Superpuna” nga 18 deri në 29 vjeç.
“Vitin e kaluar lansuam para jush platformën e quajtur ‘Superpuna’. Përmes kësaj platforme synuam punësimin e garantuar të të rinjve, të grupmoshës 18-25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionimin e pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. Ndërkaq punëtorëve, një grupi prej tyre ua garantoi punën e parë, ndërsa një grupi tjetër ua garantoi një punë afatgjatë dhe të dinjitetshme”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.
Kurti tha se 67 për qind të punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’, kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës.
“Platforma ‘Superpuna’ ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që vetëm përbrenda një viti të bëj ndërmjetësimin e suksesshëm të 9,394 të rejave. Prej tyre 4,635 persona e kanë përfunduar gjashtë mujorin e paraparë përmes platformës ‘Superpuna’, ndërkaq nga ky numër 3,108 të rinj, 1,599 djem dhe 1,509 vajza janë bërë punëtorë të rregullt. Kjo i bie që 67 për qind të punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’, kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës”, ka thënë tutje kryeministri.
“Duke marr parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që platforma ‘Superpuna’, ka pasur tek shumë të rinj kemi vendosur që ta zgjerojmë grupmoshën të cilët mund të përfitojnë nga kjo platformë. Pra nga 18-25 vjeç sa ishin grupmoshat që mund të ndërmjetsoheshin nga ‘Superpuna’ tashmë do të zgjerojmë grupmoshat e përfituesve nga 18-29 vjeç”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTi në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë