LAJMI I FUNDIT:

Hamza i shqetësuar me mos financimin e mbrojtjes së Thaçit: E kemi obligim t’ju dalim hakësh burrave të lirisë

Hamza i shqetësuar me mos financimin e mbrojtjes së Thaçit: E kemi obligim t’ju dalim hakësh burrave të lirisë

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza ka reaguar për zhvillimet e fundit që lidhen me financimin e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një shënimi në Facebook, Hamza është shprehur tejet i shqetësuar për lajmet e fundit në lidhje me mos financimin e mbrojtjes ligjore të ish-presidentit Thaçi.

“Mungesa e ndihmës në nivelin adekuat nga institucionet përkatëse të Kosovës për themeluesit e luftës çlirimtare është evidente”.


Hamza i ka disa fjalë  për mbështetjen e çlirimtarëve të cilët po gjykohen në Hagë.

​Reagon zyrtarisht fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: MD paguan vetëm një avokat, procesi është stërzgjatur
Lexo po ashtu ​Reagon zyrtarisht fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: MD paguan vetëm një avokat, procesi është stërzgjatur

“Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin. Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë”.

Hamza ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës jo që duhet ta zvogëlojë mbështetjen por duhet t’i rrisin financimet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së.

Juristët thonë se tërheqja e avokatëve në këtë fazë do të ketë ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit
Lexo po ashtu Juristët thonë se tërheqja e avokatëve në këtë fazë do të ketë ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit

“Kështu ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e saj, përfshi gjeneralët shqiptarë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne.  Heshtja përballë kësaj çështje nuk i bënë nder vendit”, ka shkruar tutje Hamza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori