LAJMI I FUNDIT:

Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, gjen thasë të tjerë me rërë që përdoreshin për barrikada

Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, gjen thasë të tjerë me rërë që përdoreshin për barrikada

Policia e Kosovës ka vazhduar me batisjet në Zveçan edhe këtë të mërkurë, ku ka hasur edhe në thasë të tjerë të mbushur me rërë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, tha për Telegrafin se thasët janë gjetur në një shtëpi private, të cilët besohet se aty kishin qenë që nga koha e barrikadave në vitin 2022.

Fotografi nga bastisja në Zveçan, Policia gjeti thasë me rërë që përdoreshin për barrikada nga grupet kriminale serbe
Lexo po ashtu Fotografi nga bastisja në Zveçan, Policia gjeti thasë me rërë që përdoreshin për barrikada nga grupet kriminale serbe

“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhdën e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyrë edhe tek një shtëpi private ku ka has në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, deklaroi Elshani.


Ai tutje bëri të ditur se hyrjen në atë shtëpi policia e ka bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë, i cili njëherësh është edhe pronar i objektit ku një ditë më parë janë konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit.

“Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, përfundoi Elshani. /Telegrafi/