Deputeti izraelit i krahut të majtë Ofer Cassif kërcënohet me përjashtim nga parlamenti sepse në fillim të janarit, së bashku me rreth 200 izraelitë, mbështeti ankesën e Republikës së Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Afrika e Jugut e akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës. Shumica e parlamentarëve izraelitë mbështesin fillimin e procesit të fajësimit të Cassif dhe, sipas The Times of Israel, ky është një rast i paprecedentë, transmeton Telegrafi.
Cassif u mbështet këtë muaj edhe nga një grup parlamentarësh evropianë, për të cilët ai është një avokat prej kohësh i një zgjidhjeje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez në përputhje me idetë e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit izraelitë e akuzojnë Cassif-in për tradhti, por edhe për mbështetjen e lëvizjes palestineze Hamas, të cilën Izraeli, SHBA dhe BE e cilësojnë si organizatë terroriste.
Iniciatori i akuzës, Oded Forer, pretendon se duke mbështetur padinë e Afrikës së Jugut, Cassif kërcënoi sigurinë e Izraelit.
Afrika e Jugut i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare që të urdhërojë Izraelin të përfundojë operacionet ushtarake në Gaza dhe të rrisë ndihmën humanitare për civilët atje. Avokati mohon akuzat ndaj tij.
“Unë kurrë nuk e kam mbështetur Hamasin dhe kurrë nuk kam mbështetur një luftë të armatosur kundër Izraelit”, tha Cassif të hënën.
Mbështetja për luftën e armatosur kundër Izraelit është një nga kushtet e vendosura nga ligji i vitit 2016 për dëbimin e mundshëm të një anëtari të Knesset. Procesi i revokimit të mandatit mund të iniciohet edhe për shkak të nxitjes së racizmit.
Cassif, i cili thirret në lirinë e fjalës, ka kritikuar më parë zyrtarët izraelitë për mbrojtjen e krimeve kundër njerëzimit kundër palestinezëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj