Astronomët kanë zbuluar molekula uji në atmosferën e një ekzoplaneti të vogël 97 vite dritë larg nga Toka përmes teleskopit hapësinor Hubble.
Planeti, i quajtur GJ 9827d, është rreth dyfishi i diametrit të Tokës dhe është ekzoplaneti më i vogël i zbuluar që ka avuj uji në atmosferën e tij, sipas një studimi të ri, transmeton Telegrafi.
Uji është thelbësor për jetën, siç e dimë, por ky planet nuk ka gjasa që të mbështesë ndonjë lloj jetese për shkak të temperaturave të larta që do ta kthenin atë atmosferë të pasur me ujë, në avull përvëlues.
Astronomët ende nuk e kanë zbuluar natyrën e vërtetë e vërtetë të atmosferës së kësaj bote të pazakontë, por zbulimi hap rrugën për hetime të mëtejshme studiuesit kërkojnë të kuptojnë origjinën e planetëve përtej sistemit tonë diellor.
Gjetjet u publikuan në revistën shkencore “The Astrophysical Journal Letters”.
“Uji në një planet kaq të vogël është një zbulim historik”, tha në një deklaratë bashkëautorja e studimit Laura Kreidberg, drejtore menaxhuese e departamentit të fizikës atmosferike të ekzoplaneteve në Institutin Max Planck për Astronominë në Heidelberg, Gjermani.
“I afrohet më shumë se kurrë karakterizimit të planetëve vërtet të ngjashme me Tokën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251