Profesori nga Maqedonia Nuri Bexheti ka kritikuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Bexheti, në RTV Dukagjini, thotë se me veprimin e sotëm, Kurti ka bërë një hap mbrapa.
“Pati një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës mbi takimin me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, dhe në komunikatë thuhet se katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, tha ai.
“Kurti me këtë veprim që bëri po e favorizon kandidatin për president të partisë opozitare maqedonase, partia VMRO, e cila mund të ketë një kandidat ndoshta shumë më nacionalist se kandidati aktual i Republikës së Maqedonisë. Me veprimin e sotëm, Kurti bëri një hap mbrapa dhe si po duket ai po mbështet një kandidat që ka gjasa që do të vijë nga një frymë më nacionaliste, që i bie se Kurti me sot është i involvuar me këmbë e me duar dhe është burrështetasi i tretë që bën një gabim të madh”, shtoi më tej ai.
Sipas Bexhetit, involvimi i Kurtit nuk u bën mirë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte partinë në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje, teksa shton se Kurti me partinë e tij, dështoi në Shqipëri
Mushkolaj thotë se Kurti e ka gjetur mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore në Maqedoni.
“Albin Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por nuk ia lejon ligji, dhe ai ka gjetur këtë mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore. Kurti ka dështuar në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar dhe ishte një hyrje flagrante e LVV-së dhe Kurtit në Shqipëri, atje iu shua partia”, thotë Mushkolaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake