LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Nëse deklarata e Qokut është në cilësinë e këshilltarit të Kurtit, do të ishte problematike

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Nëse deklarata e Qokut është në cilësinë e këshilltarit të Kurtit, do të ishte problematike

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që është edhe nënkryetar i partisë shqiptare BDI ka komentuar përfshirjen e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e këtij vendi.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se këshilltari i Albin Kurtit Bekim Qoku është një anonimus në Maqedoni dhe se sipas tij kryeministri i Kosovës është distancuar nga deklaratat e tij.


“Kryeministri Kurti ishte në Shkup në kuadër të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atje demantoi këshilltarin e vet në lidhje me prezencën e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni. Për mua ai ishte një distancim i qartë”, tha nënkryetari i BDI-së.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Qokut në lidhje me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Nëse deklarata e Qokut do të ishte në cilësinë e këshilltarit të Kurtit, do të ishte problematike dhe do të duhej sqaruar. Por liderët e Kosovës e përshëndeten emërimin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni”, ka deklaruar Osmani.

Këshilltari i Kurtit: Talat Xhaferi do të quhej shqiptar sikur të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve
Lexo po ashtu Këshilltari i Kurtit: Talat Xhaferi do të quhej shqiptar sikur të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve

Ndryshe, Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Osmani ka thënë se kushdo që është në qeveri në Kosovë apo Shqipëri, shqiptarët e Maqedonisë do të bashkëpunojnë.

“Ndërhyrja direkte për të mbajtur anë e destabilizon skenën politike. Albin Kurti e ka bërë këtë ndërhyrje në shumë palë zgjedhje parlamentare. Eksponent të LVV-së kanë mbajtur fjalime në tubime. Në fillim kemi thënë është ok, pasi janë parti të profilit të njëjtë politikë. Por kjo që po flitet së fundmi për përfshirje në zgjedhje është tjetër dimension që është i dëmshëm pasi legjitimon ndërhyrjen nga jashtë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Qokut, Xhaferi, i cili ka shërbyer si komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), nuk ka bërë një hap që do ta kualifikonte si shqiptar autentik – kjo pasi sipas tij, Xhaferi do duhej të kishte bërë homazhe si gjest të parë simbolik në respekt të dëshmorëve të konfliktit të vitit 2001.

“Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001, ku do të shprehte mirënjohje dhe respekt, sepse pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur të tyre, kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur”, shkroi Qoku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori