Drejtori i Policisë së Kosovës takohet me drejtoreshën e EUROPOL-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është pritur në një takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.
Drejtori Hoxha, së bashku me një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja po merr pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL WB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar 2024.
Sipas komunikatës së Policisë, në kuadër të këtij aktiviteti Drejtori i përgjithshëm i Policisë së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit, Besnik Sallahu – zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, Kastriot Jashari – drejtor i AKSP-së dhe Ron Krasniqi – përfaqësues nga MPB-ja, kanë zhvilluar një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, Catherine De Bolle.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.
Drejtori Hoxha falënderoi EUROPOL-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen si dhe ka shprehur synimin për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me EUROPOLI-in, rritjen e kontributit në kuadër të hetimeve dhe operacioneve të EUROPOL-it, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Toyota planifikon nëntë automjete elektrike për Evropën për 2025 dhe 2026

Volkswagen i hapur për ndërtimin e pajisjeve ushtarake për ushtrinë gjermane

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker