LAJMI I FUNDIT:

Rivali i Putinit për president: Do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Rivali i Putinit për president: Do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Kandidati për president të shtetit rus, Boris Nadezhdin dhe rivali aktual i Vladimir Putinit ka folur kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe thotë se do t’i japë fund gabimit fatal të presidentit aktual sepse “Zoti është në anën time”.

Javët e fundit, mijëra njerëz janë rreshtuar në të gjithë Rusinë për të mbështetur politikanin liberal Nadezhdin në përpjekjet për të rrëzuar Putinin dhe për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Rusisë.

Ai prezantoi një element befasie përpara zgjedhjeve të muajit mars në Rusi. Nadezhdin, politikan 60-vjeçar me përvojë në fizikë, premton t’i japë fund “gabimit fatal” të Putinit në Ukrainë, të ndalojë mobilizimin dhe të lirojë të burgosurit politikë, përfshirë Alexei Navalnyn. Ai gjithashtu premton të përmbysë ligjet anti-LGBTQ+ dhe censurën ushtarake.


“Putini është kundër meje, por Zoti është në anën time”, thotë Nadezhdin.

Tani atij i kërkohet të dorëzojë 100 mijë nënshkrime në Komitetin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë deri në fund të janarit, të cilat duhet të shpërndahen në të paktën 40 rajone.

Në një bisedë telefonike me Politico, Nadezhdini ia atribuoi suksesin e deritanishëm “një sërë mrekullish” dhe “gjërash mahnitëse”.

E para ishte se ai ia doli që ta mbështeste Iniciativën Qytetare liberale, duke ulur kështu numrin e pengesave administrative me të cilat përballej.

Një tjetër është se mijëra njerëz filluan të dhuronin para dhe të regjistroheshin si vullnetarë.

E treta ndodhi në fillim të janarit, kur një numër figurash me ndikim të opozitës ruse folën në mbështetje të kandidaturës së tij.

“Mund ta quash Zot apo fat, por ka një forcë të prekshme që drejton fushatën time”, tha Nadezhdin.

Në vend të një mrekullie, shumë analistë e shpjeguan bumin e popullaritetit të Nadezhdinit si një shenjë të pakënaqësisë së përhapur me Kremlinin dhe luftës kundër Ukrainës.

Megjithatë, shumë njerëz pyesin se sa mund të zgjasë ngritja e Nadezhdinit para se të ketë ndërhyrje nga lart, përkatësisht Kremlini.

Megjithatë, Nadezhdini tha se askush nga administrata presidenciale nuk e ka kontaktuar deri më tani.

“Është një shenjë se ata nuk dinë çfarë të bëjnë me mua”, tha ai.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale ruse pritet të mbahen nga 15-17 marsi i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori