Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Në një konferencë për media, deputeti i AAK-së u shpreh se janë duke mbledhur nënshkrime lidhur me një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet lidhur me gjendjen në këtë sektor.
Sipas Dreshaj, gjendja e shëndetësisë në Kosovë është e mjerueshme, pasi sipas tij listat me pritje po vazhdojnë të rriten.
“Ne si grup parlamentar i AAK-së kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare lidhur me gjendjen në shëndetësine dhe sigurimet shëndetësore. Arsyeja pse e kemi bërë këtë është një gjendje vërtetë e mjerueshme në shëndetësi me ç’rast vazhdojnë të jenë ende aktuale dhe në rritje listat për pritje, pastaj vazhdojnë problemet e njejta me listën esenciale të barnave në shërbimin klinik universitar të Kosovës.Pastaj vazhdonë që të mbetën problemet e njejta në lidhur me infrastrukturën e dobët në shëndetësi dhe njëkohësisht vazhdon që të perzistojë ikja e personelit shëndetësor jashtë vendit, pra atë që me shumë përvojë e shumë mund e kemi ngritur”, tha ai.
Tutje, ai bëri thirrje që shëndetësia të bëhet prioritet i qeverisjes, pasi që sipas tij nevojiten investime urgjente në këtë sektor, teksa bëri thirrje që të votohet ligji për sigurime shëndetësore sa më parë që është e mundur.
“Ne mund të konstatojmë se urgjent shëndetësia duhet të vëhet prioritet i qeverisjes së vendit. Nevojiten investime urgjente në shëndetësi. Ju e dini se në vitin që lamë pas deri në fund të shtatorit të vitit 2023, vetëm 8% e investimeve kapitale janë realizuar në shëndetësi, ndërsa deri në fund të vitit nuk kemi ndonjë shifër të saktë. Flitet që mund të jenë dikun të 40%. Urgjent duhet të hartohet strategjia për shëndetësi. Me veprime ad-hoc nuk menagjohet vendi dhe urgjent të aprovohet ligji për sigurime shëndetësore e jo të lihet për qershor, por të sillet nesër që grupi parlamentar dhe parlamenti i Kosovës ta përmbyllë një plagë e cila është duke përzistuar me vite në shëndetësi”, tha Dreshaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet