LAJMI I FUNDIT:

Vranët me mundësi për reshje bore

Vranët me mundësi për reshje bore
Foto: Ilustrim

Vranësirat që u shtrinë mbi vend ditën e diel, mbeten edhe ditën e hënë, me mundësi për pak reshje bore, orëve të hershme të mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.

Nga dita e martë parashihet të mbajë mot i kthjellët dhe me periudha më të gjata me diell.


Erërat frynë kryesisht nga verilindja e veriperëndimi, fillimisht edhe mesatare 4-9m/s, duke u qetësuar nga mesi i javës.

Shtypja atmosferike shënon rritje të lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/