LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri në Meksikë hap derën e aeroplanit dhe ‘ngjitet’ në krahun e tij – pasagjerët mbrojnë veprimin, duke thënë se ua shpëtoi jetën

Pasagjeri në Meksikë hap derën e aeroplanit dhe ‘ngjitet’ në krahun e tij – pasagjerët mbrojnë veprimin, duke thënë se ua shpëtoi jetën

Një burrë është arrestuar në Meksikë pasi hapi derën e urgjencës së një aeroplani dhe shkoi në krahun e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri ndërmori një veprim të tillë pasi aeroplani me destinacion Guatemalën kishte ngecur për orë të tëra në asfalt pa ajër të kondicionuar apo ujë për pasagjerët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Meksikës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, por se pasagjeri ishte dorëzuar në polici.


Megjithatë, pasagjerët e tjerë kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se njeriu kishte mbështetjen e të gjithëve.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 11:30 – rreth tri orë pasi aeroplani i Aeromexico ishte planifikuar të ngrihej nga Mexico City.

Vonesa u shkaktua nga një problem mirëmbajtjeje, tha një raport incidenti.

Nuk është e qartë nëse burri mbetet në paraburgim – ose çfarë akuzash mund të përballet.

Megjithatë, pasagjerët e zemëruar e panë incidentin në një këndvështrim tjetër.

“Të gjithë pasagjerët në fluturimin nga CDMX [Mexico City] në Guatemala [fluturimi] AM 0672 deklarojnë se pasagjeri në bord që hapi dritaren e urgjencës ishte për mbrojtjen e të gjithëve, me mbështetjen e të gjithëve, pas krijimit të kushteve të rrezikshme për shëndetin e pasagjerëve”, thuhet në shënimin e shkruar me dorë nga bashkudhëtarët.

“Ai na shpëtoi jetën”, shkruan ata – dhe shtuan emrat dhe nënshkrimet e tyre në shënimin e shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori