LAJMI I FUNDIT:

I humbën dy ndaj Bolognës, Pioli tregon se kush do t’i ekzekutojë penalltitë tani te Milani

I humbën dy ndaj Bolognës, Pioli tregon se kush do t’i ekzekutojë penalltitë tani te Milani

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bolognës në San Siro, në një ndeshje spektakolare.

Rossonerët kanë krijuar shumë raste shënimi, por nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se dy gola edhe pse patën dy penallti të cilat i humbën.


Fillimisht Oliier Giroud në pjesën e parë e pastaj Theo Hernandez në pjesën e dytë dështuan të shënonin nga penalltia duke i mohuar Milanit fitoren.

Tri penallti, dy të humbura - Milani dhe Bologna ndahen në barazim në ndeshjen e katër golave
Lexo po ashtu Tri penallti, dy të humbura - Milani dhe Bologna ndahen në barazim në ndeshjen e katër golave

Tani e tutje trajneri Stefano Pioli ka thënë se penalltitë për Milanin do t’i gjuaj sulmuesi portugez Rafael Leao, edhe pse as ky nuk është shumë i saktë në stërvitje.

“Giroud dhe Theo janë goditësit e parë të penalltive, por ndaj Bolognas nuk patën fatin me vete. Leao më kërkoi që penalltinë e radhës ta gjuajë ai, edhe pse në stërvitje nuk shënon shumë nga 11-metrat. Ndoshta në ndeshje do të jetë ndryshe, ta shohim”.

“Nëse ndeshja do të përfundonte me fitoren tonë, atëherë do të kishim fituar edhe më shumë besim për të ardhmen”.

“Megjithatë, nëse skuadra luan në këtë formë dhe krijon raste, përveç dy penalltive të humbura, do të thotë që përtej gjithçkaje paraqitja ishte ajo e duhura. Në golin e dytë të Bolognas vuajtëm një naivitet dhe e pësuam”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori