LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s pas bisedës me Erdoganin: Shqetësimet e Turqisë do të merren parasysh

Shefi i NATO-s pas bisedës me Erdoganin: Shqetësimet e Turqisë do të merren parasysh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur vendimin e Turqisë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Stoltenberg ka zhvilluar gjithashtu edhe një bisedë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan i cili fillimisht kishte kundërshtuar pranimin e Suedisë në NATO, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë me organizatat që Ankaraja i konsideron terroriste, transmeton Telegrafi.


“Shqetësimet legjitime të sigurisë nga Turqia do të merren parasysh. Suedia, Turqia dhe NATO do të jenë të gjitha më të forta me Suedinë si aleate”, shkroi Stoltenberg përmes një postimi në rrjetin social X.

Pavarësisht kundërshtimeve të mëhershme, Erdogan nënshkroi ratifikimin e kandidaturës suedeze për anëtarësim në NATO, i cili u miratua nga parlamenti.

Suedia është një hap më afër anëtarësimit në NATO
Lexo po ashtu Suedia është një hap më afër anëtarësimit në NATO

Parlamenti i Turqisë mbështeti pranimin e Suedisë në një votim të martën. Hungaria është tani i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë.