Nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj
Ai u ul në tren, duke shikuar nga dritarja, dhe mendoi për të rinjtë e trishtuar që ëndërrojnë ëndrra melankolike për dashurinë e pagjetur. Ai nuk ishte njëri prej tyre, sepse ai kishte gjetur dashurinë e tij; ajo ishte bash jashtë dritares së trenit.
“Brezi ynë,” mendoi ai. “Do t’ia jap zemrën dhe mendjen time brezit tonë; botës tonë. Aty është dashuria dhe jeta ime.”
Treni po kalonte pranë një projekti të strehimit të impianteve mbrojtëse në Merilend. Shtëpitë e vogla ishin të gjitha njësoj, momentalisht të shkreta, të ngjeshura së bashku dhe të zymta në muzgun që po afrohej,
“A do ta ushqejë brezi ynë këtë gjë të re, apo do ta refuzojë atë?” – mendoi ai. Një varg vagonash i gjatë me mallra kaloi në mjegullinë, duke shkuar në drejtim të kundërt. Me një shikim të shpejtë ai kapi qymyrin, rezervuarët e naftës, topat e montuar në platforma.
“Luftë,” mendoi ai. “Kombi ynë krejt takatin e vet e ka futur në luftë.”
Trenat kaluan. Tash ai pa një depo të vogël të qytetit: turmat e ushtarëve në teshat kaki relaksoheshin të shtrirë.
“Brezi im,” pëshpëriti ai, “po bën sakrificën. Po vuan. Sall përmes vuajtjes njeriu mëson se ç’është dashuria dhe kënaqësia. Besoj se kam të drejtë kur e them këtë. Brezi im, bota ime nuk ka humbur.”
Treni vazhdoi rrugëtimin. Dielli i kuq varej mbi furrat e largëta. Furrat e larta shkarkonin avujt e tyre drithërues dhe misterioz. “Takati,” pëshpëriti ai.
Pastaj pyjet e gjelbra i linte pas. Në çeltinë, qëndronte një shtëpi e vogël. Një i ri u përkul për t’u përkujdesur për kopshtin e tij të fitores. Një fëmijë pranë tij. Në tren, udhëtari ngadalë bëri një nojmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker