LAJMI I FUNDIT:

Peisazhet mbresëlënëse në shtegun Dragobi-Valbonë

Peisazhet mbresëlënëse në shtegun Dragobi-Valbonë

Shtegu “Dragobi-Valbonë” pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, ofron peizazhe tërheqës, nën petkun e dëborës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli pamje nga ky shteg si ftesë për të apasionuarit pas ecjes malore dhe dimrit.

Shtegu i cili ka një gjatësi prej rreth 8 km, ndërlidh 2 fshatrat kryesor të luginës së Valbonës.


Veç pamjeve piktoreske që ka krijuar dëbora, zhurma e ujit të lumit i ndjek vizitorët gjatë gjithë rrugëtimit, përgjatë pyje të ahut e pishës.

Alpet Shqiptare kanë qenë ndër destinacionet më të vizituara nga turistët ku Valbona zë vendin e nderit, jo vetëm në verë por edhe në dimër. /Telegrafi/