LAJMI I FUNDIT:

Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot, ku do të diskutohet lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus në Belgorod.

Siç raporton Sky News, një zëdhënës i Francës në OKB, i cili kryeson këshillin, tha se takimi do të fillon në orën 22:00, transmeton Telegrafi.


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kërkon të përcaktojë “arsyet pas aktit kriminal ukrainas”.

Ukraina nuk ka konfirmuar nëse ishte e përfshirë në incidentin e djeshëm, por agjencia e saj e inteligjencës ushtarake sugjeroi se Rusia mund të ketë planifikuar rrëzimin për të minuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Zelensky: Rusia po luan me jetën e të burgosurve tanë
Lexo po ashtu Zelensky: Rusia po luan me jetën e të burgosurve tanë

Ndryshe dje në Belgorod të Rusisë që gjendet shumë pranë kufirit Rusi-Ukrainë, u rrëzua një aeroplan transportues ushtarak, brenda të cilit dyshohet se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob lufte.

Nga autoritetet ruse u tha se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, ndërsa presidenti ukrainas theksoi mbrëmë se rusët po luajnë me jetën e ushtarëve ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori