LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten me kanun pas shkarkimit si ambasador në Maqedoni

Ngritet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten me kanun pas shkarkimit si ambasador në Maqedoni

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj për kanosje ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Më datë 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha ajo.


Pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, Dedaj në një deklaratë dhënë në T7, kishte thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmanit”, duke përmendur presidenten Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindonin.

“Më shkarkoi për ta dërguar burrin e saj” - Presidenca reagon ndaj deklaratës së Dedajt, thonë se ish-ambasadori ka kërcënuar me jetë Osmanin
Lexo po ashtu “Më shkarkoi për ta dërguar burrin e saj” - Presidenca reagon ndaj deklaratës së Dedajt, thonë se ish-ambasadori ka kërcënuar me jetë Osmanin

Dedaj kishte thënë se është njeri i ligjit, por kishte theksuar se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hjekë prej listës së pagave. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, kishte thënë Dedaj.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj edhe gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit për qëllime politike.

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani
Lexo po ashtu Ish-ambasadori Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani

“Kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës dhe jam largu dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani për qëllime politike, sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, ka thënë Dedaj.

Dedaj ka deklaruar se ka shërbyer në disa poste publike, përfshirë deputet, ministër, dhe ambasador./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori