Përplasja me Nikolla Gruevskin, situata tensionuese dhe qesharake me deputetët – ngjarjet më interesante të Talat Xhaferit në Kuvend
Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Karrierën politike Talat Xhaferi e nisi në vitin 2002, pas përfundimit të luftës në Maqedoni, kur kandidohet për deputet në Kuvend nga radhët e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim. Prej atëherë ai vazhdimisht ka mbajtur pozita të ndryshme, ose në pushtetin ekzekutiv, ose në atë ligjvënës.
Më 27 prill të vitit 2017 ai ishte shqiptari i parë në histori të Maqedonisë së Veriut që u zgjodh për kryetar Kuvendi. Ndërsa për herë të dytë u zgjodh në të njëjtën pozitë në vitin 2020.
Zgjedhja e tij si kryetar i Kuvendit në mandatin e parë, pasoi me ngjarjet më të errëta që kanë ndodhur ndonjëherë në skenën politike në Maqedoni. Kjo ditë njihet edhe si “e enjtja e përgjakshme”, pasi gjatë procesit të votimit, në Kuvend u futën protestues të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët dhe gazetarët.
Deri sa e ka ushtruar pozitën e kreut të shtëpisë ligjvënëse në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka pasur ngjarje interesante dhe të tensionuara në Kuvend, ndërsa Telegrafi Maqedoni më poshtë iu sjell disa prej tyre:
Situata qesharake me deputetët
Pasi u zgjodh kryetar Kuvendi në mandatin e parë, pas marrjes së funksionit Xhaferi kishte detyrë edhe të udhëhiqte procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në atë seancë, Xhaferi pati një përplasje qesharake me deputetët të cilët nuk e dëgjonin dhe nga të njëjtët kërkoi që të mbajnë vendet e tyre deri sa ai t’i përfundojë procedurat për votimin e Qeverisë së re.
Përplasja me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski
Njëra ndër situatat më të tensionuara që Talat Xhaferi e ka pasur si kryetar Kuvendi, ka qenë ajo me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Gjatë periudhës në të cilën diskutohej për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili avanconte përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi pati një përballje të tensionuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili atë kohë ishte deputet. Kjo përplasje e tyre për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike, por Xhaferi e shmangu Gruevskin duke e ndërprerë seancën.
Përplasja me deputetin Dimitar Apasiev
Më 15 korrik 2022 gjatë debatit për propozimin francez, me të cilin hapej rruga për anëtarësimin e RMV-së në BE, deputeti opozitar Dimitar Apasiev nga “E majta” ka pasur debat të zjarrtë me kryekuvendarin shqiptar, Talat Xhaferi. Apasiev kritikoi kryeparlamentarin Xhaferin, ndërsa ky i fundit nuk hezitoi për t’i replikuar atij. Video nga debati në mes Apasievit dhe Xhaferit ka qenë ndër momentet më të komentuara në rrjetet sociale.
Diskutimi me deputetin e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev
Në vitin 2023 në Qeverinë e RMV-së u bënë ndryshime, ndërsa seanca kuvendare u shoqërua me tensione. Deputeti i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev e sulmoi Talat Xhaferin duke ia përmendur djalin e tij, ndërsa Xhaferi iu kundërpërgjigj se “djalit të tij nuk mund t’i vijnë as te gishti i vogël”. Këtë përplasje verbale e ndërpreu koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë