LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Kalifornia mbyti të dashurin e saj, e goditi me thikë 108 herë – u dënua me vetëm dy vite burgim  

Gruaja nga Kalifornia mbyti të dashurin e saj, e goditi me thikë 108 herë – u dënua me vetëm dy vite burgim  

Një grua nga Kalifornia që goditi 108 herë me thikë të dashurin e saj gjatë një psikoze të shkaktuar nga kanabisi, u dënua dje me dy vjet burg me kusht.

Bryn Spejcher, 33-vjeçe duhet gjithashtu të shërbejë 100 orë shërbim në komunitet, transmeton Telegrafi.

Gjykatësi i qarkut të Venturas, David Worley tha se Spejcher nuk kishte kontroll mbi veprimet e saj kur goditi me thikë Chad O’Melia, 26-vjeç, 108 herë në banesën e tij më 28 maj 2018.


“Pas konsumimit të kanabisit, ajo pati një episod psikotik dhe nuk kishte kontroll mbi veprimet e saj”, tha Worley, siç raportohet nga New York Post.

Spejcher dhe O’Melia ishin takuar vetëm për disa javë përpara se ajo ta godiste brutalisht me thikë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti Spejcher të mbuluar në gjak, duke qarë pranë trupit, duke mbajtur ende thikën.

Kur policia tentoi ta merrte në paraburgim, ajo e goditi veten me thikë në fyt. O’Melia u shpall i vdekur në vendngjarje.

Sipas ligjit të Kalifornisë, një person mbahet përgjegjës për veprimet e tij edhe pse ka konsumuar drogë ose alkool, përveç nëse konsumimi nuk ka qenë i qëllimshëm.

Avokatët e Spejcher argumentuan se klientja e tyre, i cila nuk kishte pwrvoje nw tymosjen e kanabisi, nuk ishte droguar qëllimisht në kohën e vrasjes, sepse O’Melia i bëri presion asaj që të konsumonte më shumë kanabis.

Babai i Chad O’Melia, Sean, akuzoi gjykatësin për njëanshmëri dhe tha se vendimi përbën një precedent serioz.

“Ai sapo i dha leje të gjithëve në Kaliforni që pinë marihuanë një licencë për të vrarë dikë”, tha babai i pikëlluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Evropa
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Kalo në kategori