LAJMI I FUNDIT:

Tifozët arabë kanë humbur arsyen, vazhdojnë t’i fyejnë legjendat e futbollit – ndodhi edhe mbrëmë

Tifozët arabë kanë humbur arsyen, vazhdojnë t’i fyejnë legjendat e futbollit – ndodhi edhe mbrëmë

Sauditët dy herë në njëzet ditët e fundit tmerruan publikun botëror me një gjest që tashmë po bëhet traditë në eventet e mëdha sportive në vendin e tyre dhe po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Së pari, sauditët fyen një minutë heshtje për legjendarin Franz Beckenbauer në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Realit dhe Atleticos dhe mbrëmë të njëjtën gjë bënë në pjesën e parë të Superkupës së Italisë.

Interi dhe Napoli luajtën dhe u bë e ditur se legjendari Gigi Riva kishte ndërruar jetë dhe ai u nderua në këtë mënyrë. Sauditët vërshëllyen sërish dhe tani, në një deklaratë për gazetën spanjolle Cadena Ser, një gazetar saudit i paidentifikuar shpjegoi se çfarë fshihej pas gjithë kësaj. Domethënë, problemi është kulturor.


“Nuk ka të bëjë me Beckenbauer dhe Riva, është më shumë një problem kulturor. Thjesht nuk është një zakon apo traditë në Arabinë Saudite. Një minutë heshtje shikohet si e ulët këtu dhe kjo është arsyeja pse njerëzit fishkëllejnë”, tha një gazetar nga Arabia Saudite që dëshironte të mbetej anonim.

Ai shtoi se mendimi i tij është që organizatorët duhet të ishin përshtatur me klimën në të cilën po luhet ndeshja dhe të aplikonin një mënyrë tjetër për të nderuar të mëdhenjtë e ndjerë: “Pavarësisht çdo gjëje, e kam të qartë se në shumicën e botës së futbollit, kjo konsiderohet si mosrespektimi dhe mungesa e vetëdijes”.

Ndryshe, në ndeshjen e mbrëmshme në finale të Superkupës së Italisë, Interi ka festuar me golin e Lautaro Martinez në minutën e 91-të, duke marrë kështu trofeun në duar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas - Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën

Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas - Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën

Superliga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Lewandowski me het-trik, Barcelona merr fitore komode ndaj Alaves

Lewandowski me het-trik, Barcelona merr fitore komode ndaj Alaves

La Liga
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Kalo në kategori