LAJMI I FUNDIT:

KosovaMed fiton rastin ndaj Inspektoratit Shëndetësor

KosovaMed fiton rastin ndaj Inspektoratit Shëndetësor

Kompania shëndetësore KosovaMed Healthcare, ka njoftuar se ka fituar një rast ndaj Inspektoratit Shëndetësor, të cilët ua kishin ndaluar veprimtarinë ditë më parë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i kësaj kompanie Kastriot Asllani.


“Ju njoftoj se, sot, e pranova Vendimin e Komisionit të Ankesave, i cili e vërtetojë faktin që Inspektorët Shëndetësor nuk kanë pasur të drejtë që të ndalojë punën e KosovaMed dhe se tanimë gjithçka është e qartë për të gjithë”, ka shkruar Asllani.

Ai ka shtuar se KosovaMed është kompani e cila punon gjithmonë në kuadër të ligjit dhe rregullave të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/