LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg tregon arsyen se pse NATO po përgatitet për një konflikt me Rusinë

Stoltenberg tregon arsyen se pse NATO po përgatitet për një konflikt me Rusinë

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Jens Stoltenberg tha se do të vazhdojë parandalimin me stërvitjen më të madhe në dekada që do të nisë këtë javë, raporton skynews.


“Ne e bëjmë të gjithë këtë për të siguruar që kemi forcat në vend për të hequr çdo dilemë tek Moska rreth gatishmërisë sonë për të mbrojtur çdo centimetër territor të NATO-s dhe për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë asnjë sulm kundër territorit të NATO-s”, tha norvegjezi.

Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?
Lexo po ashtu Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?

Kjo vjen pasi zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s, Admirali Rob Bauer paralajmëroi javën e kaluar për një konflikt të mundshëm me Rusinë.

“Duhet të kuptojmë se ne nuk jemi në paqe”, tha ai dhe shtoi se “dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”.

Ndryshe, NATO-ja do ta fillojë stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Steadfast Defender 24, që përfshin 90 mijë trupa nga të 31 anëtaret e aleancës ushtarake, si dhe nga Suedia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori