LAJMI I FUNDIT:

BE këmbëngul për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë

BE këmbëngul për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë

Ministrat e Jashtëm të BE-së i kërkuan të hënën Izraelit për një zgjidhje eventuale me dy shtete me palestinezët pas luftës në Gaza, në takimet me diplomatët më të lartë nga të dy palët dhe shtetet kryesore arabe në Bruksel.

Sulmi i papritur i Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe reagimi i mëpasshëm shkatërrues ushtarak nga Izraeli e ka zhytur Lindjen e Mesme në trazira të reja dhe ka ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë.

Por ndërsa gjakderdhja duket se e ka larguar më tej një zgjidhje afatgjatë, zyrtarët e BE këmbëngulin se tani është koha për të folur për zgjidhjen përfundimisht të konfliktit izraelito-palestinez.


Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 27 ministrat e BE-së u takuan fillimisht me ministrin e jashtëm të Izraelit, Israel Katz, përpara se të uleshin veçmas me diplomatin më të lartë të Autoritetit Palestinez, Riyad al-Maliki.

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite po zhvillonin gjithashtu bisedime me ministrat evropianë.

Dhe siç vënë në pah mediat, Katz injoroi pyetjet e gazetarëve mbi një zgjidhje të ardhshme me dy shtete dhe tha se Izraeli ishte i fokusuar tani në kthimin e pengjeve dhe sigurinë e tij.

Ndryshe, BE-ja ka tentuar për një qëndrim të bashkuar për konfliktin në Gaza, pasi mbështetësit e vendosur të Izraelit, si Gjermania, kanë refuzuar kërkesat për një armëpushim të menjëhershëm të bërë nga Spanja dhe Irlanda.

Por ka një mbështetje të përgjithshme në bllok për një zgjidhje me dy shtete.

“Zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme dhe edhe ata që nuk duan të dinë për të, nuk kanë dalë ende me ndonjë alternativë tjetër”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ndërsa Borrell solli në pah atë që ai e quajti një “qasje gjithëpërfshirëse” drejt gjetjes së paqes duke përfshirë komunitetin ndërkombëtar – duke mbajtur një konferencë që do të nxirrte një plan që do t’u vihej si izraelitëve ashtu edhe palestinezëve.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha se “vazhdimi i masave të Izraelit për të minuar zgjidhjen me dy shtete po e dërgon të ardhmen e rajonit në më shumë konflikte dhe më shumë luftë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori