Procedura për qeverinë teknike nuk ka ndryshuar, thonë nga kabineti i Talat Xhaferit
Orari i aktiviteteve në Kuvend, i cili më herët është ndarë, mbetet i pandryshuar, kumtuan nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi pas koordinimit të sotëm, pa dhënë detaje se si do të zhvillohen përgatitjet për themelimin e qeverisë teknike.
Sipas paralajmërimeve pas koordinimit të parë më 9 janar, përgatitjet për Qeverinë teknike duhet të fillojnë sot dhe të përfundojnë me votim të dielën më 28 janar. Në koordinimet me Xhaferin rregullisht nuk marrin pjesë përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, ndërsa tani edhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare, e cila e bojkoton Kuvendin për shkak se nuk u pranua kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Në periudhën prej 22 deri më 28 janar në seancat plenare do të kryhen këto procedura: konstatimi i dorëheqjes së Kryetarit të Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, njoftimi i presidentit të shtetit për caktimin e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhje e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të një deputeti të ri në Njësinë Zgjedhore 5. Për të gjitha aktivitetet dhe afatet e sakta do të informojmë me kohë”, theksuan në atë kohë nga Kuvendi.
Sipas informacioneve nga shumica parlamentare, dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit Xhaferi duhet të bëhen në ditët para seancës së re të Kuvendit të caktuar për të premten, më 26 janar, kur do të konstatohen dorëheqjet dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së. Zgjedhja e Qeverisë teknike duhet të bëhet të dielën më 28 janar.
Burime parlamentare bëjnë të ditur se deklaratat e fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe BDI-së dhe paralajmërimet e OBRM-PDUKM mund të ndryshojnë rrjedhën e aktiviteteve të parapara formale juridike lidhur me qeverinë teknike. Në informimin e shkurtër të sotëm pas koordinimit, nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit theksohet se gjithashtu se në lidhje me deklaratat nga partitë politike, Xhaferi nuk komenton deklarata partiake.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimit të OBRM-PDUKM-së se nuk do të votojnë për kryeministrin teknik, për fundjavë deklaroi se vendet të cilat me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa OBRM-PDUKM nuk voton për atë qeveri.
Nga OBRM-PDUKM, nga ana tjetër, informojnë se mbeten në qëndrimin të mos votojnë për kryeministrin teknik. Emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do të publikohen këtë javë.
Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas paralajmërimeve, nuk do të përkrahin propozimet për ministra në qeverinë teknike që vijnë nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Me një qëndrim të ngjashëm ka dalë dje edhe Partia Liberal Demokratike.
Qeveria teknike nuk do të mbështetet nga Lidhja demokratike, sipas të cilës shumica parlamentare duhet të sigurojë 61 deputetë dhe të votojë për qeverinë teknike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos