LAJMI I FUNDIT:

Çfarë t’i kopjosh gardërobës së Jennifer Lawrence që të kesh stil pa u përpjekur?

Çfarë t’i kopjosh gardërobës së Jennifer Lawrence që të kesh stil pa u përpjekur?
GC Images

Jennifer Lawrence i ka dhënë fansave shumë kënaqësi me filmat e saj, por së fundmi ka pushtuar edhe revistat për stilin e veshjes, i cili përshkruhet si shumë hijshëm

Vetë aktorja ka deklaruar se nuk mundohet shumë për t’u kombinuar.

Sipas ekspertëve të modës, ka 7 detaje nga gardëroba e Jennifer që duhet t’i kesh për t’u dukur aq e relaksuar kur lëviz në përditshmëri.


1. Këmishë në vend të trikos së hapur

Jennifer preferon një këmishë të hapur dhe jo një bluzë me zinxhir ose kopsa. Për t’i rritur nivelin veshjes, zgjedh taka.

2. Xhinse të gjera (plotësisht) ose të lirshme vetëm poshtë gjurit

Stili i viteve ’90 është i preferuari i Lawrence. Kombinuar me xhaketë të gjerë dhe këpucë të sheshta ose çizme.

3. Fustan i zi, i gjatë

Të duhet patjetër në gardërobë një fustan i zi klasik që e nxjerr në pah siluetën.

4. Fustan mini me rreth flokësh

Një fustan i shkurtër minimalist që mbulon gjithë dekoltenë dhe tregon këmbët me delikatesë, kombinohet me një rreth flokësh në të njëjtën ngjyrë. Kaq mjafton për një pamje shumë trendi, citon Anabel.

5. Bluzat e thurura me ngjyra

Të gjera, me ngjyra, të ngrohta, Jennifer të bën të besosh se një bluzë e tillë duhet veshur çdo ditë.

6. Pallto

Një nga detajet që e dallon aktoren janë palltot e gjera me prerje të çrregullt, të kombinueshme me xhinse, pantallona të gjera ose atlete.

7. Pardesy e hollë dhe e gjatë

Pupa dhe pardesyja e gjatë e hollë janë kombinimi fitues i pranverës dhe vjeshtës.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm

Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Në çift
Kalo në kategori