LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi për finalen e Superkupës së Kosovës: Ka ardhur koha që ta mposhtim Prishtinën, jemi gati

Armend Thaqi për finalen e Superkupës së Kosovës: Ka ardhur koha që ta mposhtim Prishtinën, jemi gati

Në prag të përballjes së shumëpritur për trofeun prestigjioz, kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi, ka dhënë një prononcim për Telegrafin rreth finales së Superkupës së Kosovës.

Ndeshja ndaj rivalëve kryesor të tyre, Prishtinës, vjen si një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por sidomos për Ballkanin, që synon të thyejë një seri pa fitore në gjashtë duelet e fundit me ta, ku kanë pesë barazime dhe një humbje.


Thaqi ka besim të palëkundur dhe thotë se tani është koha që ta mposhtin Prishtinën dhe të marrin trofeun edhe pse ka respekt të madh për kundërshtarin.

“Është ndeshje finale dhe  çdo finale është ndeshje e rëndë e sidomos kundër Prishtinës që është skuadër që di si të sillet në ndeshjet finale. Kemi të bëjmë me një ndeshje që sjell trofe dhe dëshirojmë që ta fillojmë vitin mbare, pra me trofe”.

“Kemi ecuri jo të mirë kohët e fundit me Prishtinën, mirëpo i takojnë së kaluarës dhe tani po fillojmë një vit tjetër. Shpresojmë që ta fillojmë me këmbë të mbarë”, ka thënë Thaqi për Telegrafin.

Mërgim Pefqeli për ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Ballkanit: Prishtina luan për trofeun
Lexo po ashtu Mërgim Pefqeli për ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Ballkanit: Prishtina luan për trofeun

Në fund, mbrojtësi i njohur ka thënë se përgatitjet në Turqi po ecin shumë mirë dhe me ritëm të lartë.

“Përgatitjet po shkojnë në mënyrën fantastike me një ritëm të lartë e kjo na  jep besim në paraqitje shumë të mirë nesër (e shtunë). Jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që të ecë ndeshja nesër në favorin tonë”, ka thënë Thaqi.

Ndeshja Ballkani – Prishtina do të zhvillohet të shtunën nga ora 11:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori