LAJMI I FUNDIT:

Hyundai prezantoi Bayon e ridizajnuar për vitin 2024

Hyundai prezantoi Bayon e ridizajnuar për vitin 2024

SUV-i i vogël korean iu nënshtrua procedurave diskrete kozmetike.

Hyundai Bayon u prezantua në vitin 2021, dhe tashmë në fillim të vitit 2024, vetura u ridizajnua. Edhe pse tashmë ka adoptuar gjuhën më të fundit të dizajnit të Hyundai, duke përfshirë dritat, ku koreanët gjetën vend për ndërhyrje të matura me stil, kryesisht në pjesën e përparme.


Ajo që Bayon nuk kishte dhe tani ka, është një shirit LED me gjerësi të plotë për të lidhur ato drita, siç shihet në shumë modele të fundit të Hyundait.

Ka edhe disa ndryshime delikate në parakolpin e përparmë dhe grilën e radiatorit, të cilat vizualisht japin përshtypjen se makina ka fituar gjerësi, megjithëse dimensionet e automjetit mbeten të njëjta.

Ndryshime delikate janë të dukshme edhe në pjesën e pasme – më shumë plastikë e zezë dhe dritat e pasme të riformuara në parakolp – dhe përveç kësaj, pas ngritjes së fytyrës, Bayon do të ofrojë katër ngjyra të reja që modeli i ka shtuar paletës.

Brendësia e Bayon ishte tashmë goxha e digjitalizuar falë ekranit 10,25 inç që vinte standard në disa tregje, por ekrani kryesor i info-argëtimit ishte mjaft i vogël (8 inç) nëse nuk paguani ekstra për një më të madh 10,25 inç.

Në modelin 2024, një sistem multimedial me ekran të madh është standard në të gjithë gamën, dhe Bayon shpërndahet në çdo treg me panelin e instrumenteve të digjitalizuar të lartpërmendur. Sistemi i navigimit gjithashtu mund të përditësohet “over-air”.

Hyundai nuk përmendi në mënyrë specifike grupet e fuqisë, që do të thotë se blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dy versioneve të të njëjtit turbo-benzinë me tre cilindra 1.0.

Opsioni bazë prodhon 100 hp dhe 172 Nm, dhe më i fuqishmi 120 kuaj/fuqi, ndërsa çift rrotullimi maksimal mbetet i njëjtë.

Ende nuk ka asnjë fjalë për çmimin dhe një datë të nisjes evropiane. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Është gjithmonë mirë të dini: Si të llogarisni sa karburant ju ka mbetur në rezervuar?

Është gjithmonë mirë të dini: Si të llogarisni sa karburant ju ka mbetur në rezervuar?

Auto
Hulumtimi shkencor: Veturat elektrike janë më të rrezikshme për këmbësorët

Hulumtimi shkencor: Veturat elektrike janë më të rrezikshme për këmbësorët

EVs
Marka e njohur Alfa Romeo u detyrua të ndryshojë

Marka e njohur Alfa Romeo u detyrua të ndryshojë "një detaj të dizajnit" - duke i dhënë fund traditës 70-vjeçare

Auto
Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Qentë robotikë “patrullojnë” në fabrikat e BMW-së

Auto
Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Auto
Mosha mesatare e makinave në SHBA arrin rekord të ri

Mosha mesatare e makinave në SHBA arrin rekord të ri

Auto
Kalo në kategori