Krasniqi, Rizvanollit: Subvencionimin e energjisë për qytetarët e keni pasur transfer për KESCO-n dhe KEDS-in
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pyetur ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me profitin e KEDS-it dhe KESCO-s gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes Kurti.
Sipas Krasniqit, fitimi i këtyre dy kompanive është miliona euro përmes faturave të fryra të energjisë eklektike që po i paguajnë qytetarët.
Këto deklarata ai i ka bërë në seancën e Kuvendit të enjten, ku po shqyrtohet propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, transmeton Telegrafi.
“Po ju drejtohem zonjës ministre me një pyetje të thjeshtë: Gjatë kohës sa ju jeni në pushtet, a mundeni me na tregu se sa janë rritur të hyrat dhe sa është rritur profiti i KEDS-it dhe KESCO-s? Nëse kaq mirë ju keni dalë në ndihmë njerëzve, sa është fitimi i KESCO-s sot në krahasim me kohën kur kanë qenë në pushtet qeveritë e kaluara?”, ka pyetur kreu i PDK-së.
Duke iu drejtuar ministres, Krasniqi ka thënë se është e vërtetë që Qeveria Kurti i ka subvencionuar qytetarët, por “ju realisht subvencionimin e keni pasur transfer për KESCO-n dhe KEDS-in”.
“Ju iu keni dhënë pare KESCO-s dhe KEDS-it përmes qytetarëve të Republikës së Kosovës. Jo vetëm përmes subvencionimit të energjisë, por edhe përmes subvencionimit të atyre 100 eurove të famshme”, është shprehur ai.
“Ju ua keni dhënë nga 100 euro pensionistëve, studentëve e fëmijëve e pas dy ditëve ua keni marrë përmes faturave të energjisë. Bile nuk iu kanë dalë. I keni përdorur qytetarët dhe familjet kosovare si urë për me i transferu paratë te KEDS dhe KESCO. Tregoni se sa është rritur fitimi i tyre sepse është me dhjetëra miliona euro”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!