LAJMI I FUNDIT:

Thomas Muller thotë se futbolli i ditëve moderne është ‘shumë i butë’ për të në një intervistë të sinqertë

Thomas Muller thotë se futbolli i ditëve moderne është ‘shumë i butë’ për të në një intervistë të sinqertë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, mund ta ketë të vështirë për të arritur futbollin e rregullt të ekipit të parë nën drejtimin e Thomas Tuchel këtë sezon, por ai nuk është nga ata që ankohen.

Në fakt, gjermani është hapur për situatën e tij aktuale në Allianz Arena në një intervistë “të sinqertë”, ku shpjegon pse futbolli modern është “shumë i butë”.


Muller, i cili ka bërë mbi 600 paraqitje për Bayernin gjatë një qëndrimi 13-vjeçar, është kufizuar në paraqitje kryesisht zëvendësuese në muajt e fundit.

Megjithatë, ai nuk ndjen pakënaqësi ndaj Tuchel. Duke folur për gazetën Bild, Muller preku konkurrencën e ashpër në Bayern, si dhe metodat e sotme të stërvitjes.

Thjeshtësia e Thomas Mullerit, fiton miliona dhe përdor një telefon të thyer
Lexo po ashtu Thjeshtësia e Thomas Mullerit, fiton miliona dhe përdor një telefon të thyer

“Këtu në Bayern, ne jemi në krye të botes së futbollit. Nuk ka vend për ‘ai nuk e merr mirë vendimin e trajnerit’”, ka thënë fillimisht Muller.

“Duhet të jem i sinqertë dhe të them se futbolli i sotëm ndonjëherë është shumë i butë për mua. Fortësia ka hijeshinë e saj. Nuk duhet të jetë çnjerëzore, por trajnerët duhet të lejohen të tregojnë një nivel të caktuar ashpërsie me lojtarët e tyre”.

“Si lojtar, duhet të jesh në gjendje ta durosh këtë, përndryshe nuk do të arrish larg”.

“Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm sulmues në Bayern, konkurrenca është e madhe. Mendoj se kam treguar këtë sezon se mund të jap ende shkëndijën vendimtare dhe të sjell një lloj tjetër lojtari në vijën tonë sulmuese”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/