LAJMI I FUNDIT:

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën, detaje nga dëshmia tronditëse e babait: Vajza ka tentuar vetëvrasjen

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën, detaje nga dëshmia tronditëse e babait: Vajza ka tentuar vetëvrasjen

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja që 50-vjeçari Fatmir Tarellari, kreu ndaj kunatit të tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Në dëshminë e dhënë përara hetuesve, 50-vjeçari ka deklaruar se vajza e mitur është përdhunuar në banesë në prani të vëllait të vogël, i cili sot është 9-vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, në banesë ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç.


Kunati e linte vetëm djalin dhe shkonte me vajzën në dhomën tjetër të cilën e mbyllte me çelës”, tha Tarellari.

“Më përdhunoi vajzën dhe tallej”, deklarata e Tarellarit që bindi gjykatën greke që e liroi
Lexo po ashtu “Më përdhunoi vajzën dhe tallej”, deklarata e Tarellarit që bindi gjykatën greke që e liroi

50-vjeçari u shpreh thellësisht i shqetësuar për shëndetin mendor të të bijës, duke nënvizuar se 18-vjeçarja ka arritur dhe në pikën ku ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka deklaruar Tarellari.

Gjithashtu ai kërkoi në gjykatë që të lirohej nga burgu pasi është i vetmi person që mund të kujdesej për vajzat dhe djalin e mitur 9-vjeç.

“Fëmija 9 vjeç dhe vajza studente në Universitet, varen vetëm nga puna ime, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër”, tha ai përpara gjykatës.

Duket se trupa gjykuese ka marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhet familja e 50-vjeçarit dhe ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “Arrest në burg”, në “Arrest në shtëpi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori