LAJMI I FUNDIT:

“Më përdhunoi vajzën dhe tallej”, deklarata e Tarellarit që bindi gjykatën greke që e liroi

“Më përdhunoi vajzën dhe tallej”, deklarata e Tarellarit që bindi gjykatën greke që e liroi

Media greke kanë publikuar detaje të reja nga dëshmia e dhënë nga Fatmir Tarellari, 50-vjeçari i cili ekzekutoi kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën e mitur.

Tarellari fitoi ditën e hënë lirinë, pasi gjykata greke caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.


Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, Tarellari tha se në momentin që u ballafaqua me kunatin për t’i kërkuar llogari për vajzën, ai filloi të buzëqeshte dhe të tallej me të.

“Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”- këto ishin fjalët që 50-vjeçari tha përpara togave të zeza.

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare, ndërsa e ka përdhunuar kur ajo mbushi 12-vjeçë.

Së fundmi, 33-vjeçari kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në deklarimet e tij, Fatmir Tarellari, tha se filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij në momentin që mësoi se e bija studente kishte probleme me pagesën e qirasë.

Ai theksoi se u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur ai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje.

Tarellari nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Gjatë bisedës vajza i tha se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk i jepte para do t’i tregonte videot familjes.

Pa i treguar identitetin, vajza i tregoi gjithçka çfarë kishte ndodhur.

50-vjeçari nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërkohë që kontaktoi avokatin për të ngritur një padi dhe u lidh me një psikolog për gjendjen psikologjike të vajzës.

“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, shkruajnë mediat greke.

“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.

Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë kunatin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij që t’ia nxirrte në takim.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i ka thirrue 50-vjeçari kur e pa.

Ndërkohë që 33-vjeçari në ato momente momente ka nisur të qeshte dhe ka tentuar t’i marrë pushkën.

“Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën. Në përleshje e sipër Tarellari e vrau aksidentalisht”, shkruajnë mediat greke. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori