Juventusi ka marrë një fitore të lehtë ndaj Sassuolos, pasi kanë triumfuar 3-0 në Allianz Stadium duke u afruar në dy pikë ndaj Interit.
Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer nga Zonja e Vjetër që dominoi nga fillimi deri në fund duke vazhduar luftën me Interin për titullin e kampionit.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Zonjës së Vjetër, derisa Max Allegri ka thënë se ndaj Sassuolos është gjithmonë e vështirë dhe rëndësi kishin tre pikët.
“Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë e menaxhuan mire ndeshjen”.
“Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesnyn të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leçen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur”, tha Allegri.
Krejt në fund ai u pyet edhe për ndeshjen me Interin, derisa nuk kurseu thumbimet për skuadrën zikaltër.
“Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251