LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Draft-statuti i Asociacionit është diçka e rrezikshme, është autonomi politike

Mustafa: Draft-statuti i Asociacionit është diçka e rrezikshme, është autonomi politike

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se draft-statuti aktual i Asociacionit nuk është vetëm Asociacion, por edhe autonomi politike dhe territoriale e Kosovës.

“Në fakt ia kanë ngjit ose ja kanë vënë emrin Asociacion ata që e kanë shkru në mënyrë që me lidh me një dokument që ka qenë më parë. Mirëpo, ky draft-statut nuk është as në harmoni me marrëveshjen e parë , në 2015 s’po flas se kurrëkund nuk figuron në këtë draft”, tha Mustafa, në RTV21.

Ai këtë e cilësoi si diçka të rrezikshme dhe që nuk ka të përbashkët me marrëveshjen e vitit 2013.


“Unë mendoj që është diçka e re, diçka e rrezikshme për Kosovën dhe më së paku është Asociacion, sepse statuti është ndërtuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit, e cila në pikën e 7 parasheh një formë të vetëmenaxhimit të serbëve si komunitet në Kosovë. Prandaj ne vetëmenaxhimin se kemi pasur komponentë në vitin 2013, në marrëveshjen që e ka ratifiku Kuvendi nuk kemi asnjë pikë ku përmendet vetmenaxhimi i një komuniteti të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se ka pasur një dokument për asociacionin që në kohën sa ai ishte kryeministër e kishte ndihmuar që ta hartonte Enver Hasani.

“Kemi pasur një dokument që më ka ndihmuar atëherë profesron Enver Hasani, sepse e pata lut profesorin që të japë një kontribut se si tani këto sugjerime, vërejtje të Gjykatës Kushtetuese mund të shndërrohen në statut. Dhe ai i pat përpunuar të gjitha ato pika. E kemi pas një draft të cilin e mbajshim për veti që kur të ulemi ta hartojmë statutitn të sillet aty në mënyrë që statuti të cilin ne e dërgojmë në Kushtetuse mos të jetë në kundërshtim”, tha  ai.

Ai tha se në vitin 2015 nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje  zyrtare si qeveri me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij ishte vetëm vënie e inicialeve në fund të faqeve, gjë që siç tha Mustafa nuk nënkupton nënshkrim zyrtar.

“S’ka pas do të thotë marrëveshje të nënshkruara si qeveri, ka pasur vetëm dhënie të inicialeve në fund të faqeve në mënyrë, që të vërtetojmë të themi se ato faqe janë inicializuar nga palët. S’merret si nënshkrim i marrëveshjes, s’ka pas nënshkrim. Nënshkrim i marrëveshjes do të ishte kur në krye të një marrëveshje të thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Qeveria e Serbisë me këtë kryeministër në bazë të dialogut të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e e Bashkimit Evropian me datën kaq kaq arritën marrëveshje për këtë çështje dhe në fund me qenë nënshkrimet e dy kryeministrave. Ne kemi inicialet e mia të Federica Mogherinit dhe të Alkesandar Vuçiqit, por nuk kemi tekst se ajo marrëveshje është marrëveshje e dy qeverive ashtu siç bëhen marrëveshjet ndërkombëtare. Kështu që kot themi kryeministri Kurti demonstronte para deputetëve të Kuvendit ose aktronte me atë se ‘kallxomni ju qysh ja keni bo, t’ia bëj edhe unë’ “, tha Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori