LAJMI I FUNDIT:

Inxhinierja shqiptare Mira Murati njofton për masat që do të marrë OpenAI për luftimin e dezinformatave para zgjedhjeve në SHBA

Inxhinierja shqiptare Mira Murati njofton për masat që do të marrë OpenAI për luftimin e dezinformatave para zgjedhjeve në SHBA

OpenAI nga tani ka filluar të marrë masa për luftimin e dezinformatave përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA që mbahen në nëntor të këtij viti.

Startupi i Inteligjencës Artificiale njoftoi mjete të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të përcaktojnë nëse një imazh është krijuar nga softueri i tij me AI. Mjeti i OpenAI, DALL-E është një mjet mjaft i njohur për gjenerimin e imazheve nga teksti, transmeton Telegrafi.


Rreziqet në prag të zgjedhjeve vijnë për sa i përket krijimit të videove të manipuluara të ashtuquajturat “deepfakes” që mund të përdoren për qëllime dashakeqëse dhe përmbajtje të tjera të prodhuara nga AI që mund të çorientojnë votuesit gjatë fushatave.

“Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve kërkon bashkëpunim nga çdo cep i procesit demokratik dhe ne duam të sigurohemi që teknologjia jonë të mos përdoret në një mënyrë që mund të minojë këtë proces”, shkroi kompania në një postim në blog të hënën.

Ajo se çfarë do të bëjë OpenAI është të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse ndonjë imazh është gjeneruar me mjetin e saj DALL-E 3 dhe do të tregojë rreth origjinës së asaj përmbajtjeje si për shembull kush e ka prodhuar imazhin dhe kur është bërë. Kjo mund t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë më mirë nëse imazhet që shohin në ueb janë bërë me AI.

Për këto masa parandaluese të përhapjes së dezinformata ka njoftuar edhe inxhinierja shqiptare, Mira Murati e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Kalo në kategori