LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiqit në Davos të Zvicrës, flasin analistët

A do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiqit në Davos të Zvicrës, flasin analistët

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës.

Në Bruksel jo por kryeministri i Kosovës Albin Kurti e presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, mund të takohen në Zvicër.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, do të jetë vendi ku dy liderët do të takohen ballë për ballë ndonëse nuk do të diskutojnë.


Kurti e Vuçiq pikërisht për dialogun në Zvicër do të diskutojnë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky I fundit ka paralajmëtar një javë dinamike në konfederatën zvicerane.

Mirëpo nga ky takim nuk pritet që faza e radhës e dialogut të përshpejtohet.

Lajçak paralajmëron javë dinamike në Davos
Lexo po ashtu Lajçak paralajmëron javë dinamike në Davos

“Nuk shoh përshpejtim të dialogut e në veçanti në fazën e parë të këtij viti edhe pse mendoj se trysnia do të jetë më e madhe e në veçanti nga Bashkimi Evropian pasi edhe zotëri Lajcak edhe Borrell janë të interesuar të vendosin në një binar të pathyeshëm dialogun para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian e që pritet të ketë ndryshim të strukturës”, tha Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokalari”.

Por dikush po mendon se këto takime mund të ndikojnë në një takimi mes dy palëve në Bruksel.

Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim është çështje urgjente
Lexo po ashtu Lajçak takon Bislimin në Davos: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim është çështje urgjente

“Mund të kontribuoj në një agjendë për takim mes Kurtit e Vuciqit në Bruksel e në veçanti nëse ka sinjale për zbatimin të marrëveshjeve të caktuara dhe ato marrëveshje të përdoren në të mirë të qytetarëve dhe jo për interesa politik”, tha analisti Visar Xani.

Hera e fundit kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ulën përball njëri-tjetrit në tryezën e Brukselit ishte 14 shtatori i vitit 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori