LAJMI I FUNDIT:

Kritiku i ashpër i Putinit ndërron jetë në spital, disa ditë pasi poeti rus u godit nga një veturë në Moskë

Kritiku i ashpër i Putinit ndërron jetë në spital, disa ditë pasi poeti rus u godit nga një veturë në Moskë

Poeti rus Lev Rubinstein (76), një figurë kryesore e skenës letrare të fshehtë sovjetike, i cili më vonë u bë një kritik i shquar i Kremlinit, vdiq disa ditë pasi u godit nga një veturë.

Siç raporton BBC, informacioni për vdekjen e Rubinstein u konfirmua nga vajza e tij, transmeton Telegrafi.

“Babai im ka vdekur sot”, ka thwnw e bija e tij Maria.


Rubinstein konsiderohet si një nga themeluesit e konceptualizmit rus, një lëvizje letrare avangarde që tallte doktrinën zyrtare të realizmit socialist në vitet e 80-ta.

Pas rënies së BRSS, Rubinstein vazhdoi punën e tij dhe u dëshmua të ishte një kritik i punës së Vladimir Putinit.

“Ai ishte hapur armiqësor ndaj qeverisë së Putinit dhe protestonte rregullisht kundër represionit në rritje të Kremlinit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Kur Putini nisi sulmin ndaj Ukrainës, Rubinstein dhe shkrimtarë të tjerë nënshkruan një letër të hapur që denonconte luftën kriminale të Kremlinit dhe gënjeshtrat”, shkruan The Guardian.

Më 8 janar, Rubinstein u godit nga një veturë në Moskë dhe u transportua në spital në gjendje kritike. Policia në Moskë tha se shoferi nuk e ngadalësoi shpejtësinë ndërsa Rubinstein kaloi rrugën.

“Informacionet e para tregojnë se shoferi në 12 muaj ka kryer 19 shkelje rrugore”, shkruajnë mediat ruse. /Telegrafi/