LAJMI I FUNDIT:

Ndër më të mirët në fitoren e Leverkusenit, Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

Ndër më të mirët në fitoren e Leverkusenit, Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në udhëtim.

‘Farmacuetikët’ kanë triumfuar në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios.


Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit.

Michael Owen tregon se cili lojtar i Arsenalit po vuan nga largimi i Granit Xhakës
Lexo po ashtu Michael Owen tregon se cili lojtar i Arsenalit po vuan nga largimi i Granit Xhakës

Sofascore e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Përveç ylli kosovar në këtë formacion janë edhe yjet si Matthijs de Ligt, Xavi Simons, Jamal Musiala,. Alex Grimaldo apo Jonas Hofmann. /Telegrafi/