LAJMI I FUNDIT:

Guardiola kërkon ndryshimin e rregullave të Ligës Premier pas lëndimit të Ederson

Guardiola kërkon ndryshimin e rregullave të Ligës Premier pas lëndimit të Ederson

Pep Guardiola ka sugjeruar një ndryshim të rregullave të Ligës Premier sa i përket pozicionit jashtë loje pasi portieri Ederson u detyrua të largohej nga loja shkaku i lëndimit.

Numri një i Cityt u zëvendësua nga Stefan Ortega vetëm tetë minuta pas fillimit të ndeshjes, teksa “Qytetarët” e mposhtën Neëcastlen me rezultat 3-2 të shtunën.


Ederson u lëndua gjatë një goli të parregullt të Sean Longstaff pasi aksidentalisht mori një goditje nga kapiteni Kyle Ëalker.

Guardiola mbeti tejet i frustruar për faktin se gjyqtari nuk e ngriti flamurin lartë përkundër faktit që Alexander Isak ishte lojtari i fundit në ndërtimin e aksionit dhe në rast se ndeshja do të ndalej për pozitë jashtë loje, Ederson nuk do të lëndohej.

De Bruyne konfirmon se gjendja shëndetësore e tij nuk ia lejon të luajë një ndeshje të plotë
Lexo po ashtu De Bruyne konfirmon se gjendja shëndetësore e tij nuk ia lejon të luajë një ndeshje të plotë

“Skuadrat si Tottenham, Liverpooli, Aston Villa ose ne, luajmë me një vijë më të lartë të mbrojtjes. Aty ishin tre lojtarë në pozitë jashtë loje, kështu që duhet ta evitoni këtë. Ata duhet ta rishikojnë këtë”, ka thënë Guardiola.

“Ederson ka marrë një goditje të madhe në gju dhe tani është i detyruar të jetë për dhjetë ditë jashtë fushave”, vazhdoi ai.

Sidoqoftë në këtë ndeshje Guardiola iu gëzua rikthimit të Kevin De Bruyne i cili luajti minutat e tij të para në Ligën Premier pas një kohë të gjatë, duke shënuar gol dhe duke bërë një asistim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori