LAJMI I FUNDIT:

Mungoi për katër muaj në Ligën Premier, De Bruyne kthehet dhe dominon menjëherë

Mungoi për katër muaj në Ligën Premier, De Bruyne kthehet dhe dominon menjëherë

Kampioni aktual i futbollit anglez dhe i Evropës, Manchester City, doli me fitoren nga fusha e vështirë e Newcastle United dhe personi që solli kthesën ishte Kevin De Bruyne.

Man City kaloi në epërsi në minutën e 26-të me një gol të shkëlqyer të Bernardo Silva, por Newcastle përmbysi rezultatin nga dy kundërsulme të shpejta me golat e Alexander Isak dhe Anthony Gordon.

Në minutën e 64-të, Pep Guardiola futi në lojë Kevin De Bruynen, i cili ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i kofshës për katër muaj e gjysmë.


Kapitenit të kombëtares belge i nevojiteshin vetëm pesë prekje të topit për të qenë në mesin e golashënuesve.

Ai barazoi shifrat në minutën e 74-të me një goditje të fortë nga brenda zonës, që ishte e pambrojtur për portierin vendas Martin Dubravka.

Reagimi i Haaland pas performancës fantastike të De Bruyne ndaj Newcastle, është bërë viral në internet
Lexo po ashtu Reagimi i Haaland pas performancës fantastike të De Bruyne ndaj Newcastle, është bërë viral në internet

De Bruyne pati një moment tjetër prej gjeniu në minutën e parë të kohës shtesës, kur gjeti Oscar Bobbon me një pasim të përsosur, i cili vrapoi drejt zonës, e pranoi topin dhe e ktheu në gol për 3-2.

Mungesa e De Bruynes ëhstë vërejtur në disa ndeshje te Man City dhe me rikthimin e tij, qytetarët do të jenë sërish kandidat për titull kampioni, por edhe për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/